30.08.2017 – Ligji për Faljen e Borxheve do të jetë në fuqi deri më 31 gusht të këtij viti. Zyrtarë të Ministrisë së Financave thonë se nuk do të ketë afat shtesë për faljen e borxheve. Sipas të dhënave zyrtare, deri më tash janë falur më shumë se 350 milionë euro borxhe. Institucionet që kanë falur më së shumti borxhe gjatë periudhës 2000-2008 janë Korporata Energjetike e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës. Me datën 1 shtator 2017 do të shfuqizohet Ligji për Faljen e Borxheve.