Administrata Tatimore e Kosovës dhe Këshilli Kosovar për Raportim Financiar sot kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi

KOMUNIKATË PËR MEDIA – Administrata Tatimore e Kosovës dhe Këshilli Kosovar për Raportim Financiar sot kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi Publikuar më October 11, 2016 15:51

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) dhe Këshilli Kosovar për Raportim Financiar (KKRF) sot kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi. Qëllimi i kësaj Marrëveshje është që përmes bashkëpunimit ndërinstitucional të rritet efikasiteti, saktësia, transparenca dhe disiplina e raportimit financiar nga ana e ndërmarrjeve biznesore, të cilat sipas kërkesave ligjore të Ligjit Nr. 04/L-014 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim, janë të obliguara që të përgatisin pasqyra financiare dhe të auditojnë ato.

Me këtë Marrëveshje mund të arrihet në mënyrë më efikase përmbyllja e ciklit të raportimit financiar, i cili cikël duhet të përfundojë në përmbushjen e obligimeve tatimore nga bizneset të cilat operojnë në Kosovë, kontribut ky i drejtpërdrejt në rritjen e besueshmërisë së pasqyrave financiare dhe inkasimit më efikas të obligimeve tatimore. (more…)

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *