TVSH-ja për shërbimet në lëmin e ndërtimit (ngarkesa e kundërt)

Bazuar në nenin 70 të Udhëzimit Administrativ Nr.03/2015 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, është përcaktuar detyrimi për të Paguar TVSH-në për shërbimet në lëmin e ndërtimit (ngarkesa e kundërt), citojmë:

“1. Në përputhje me nenin 52, paragrafin1,nënparagrafin 1.4.1 dhe 1.4.2 person I obliguar për të paguar TVSH-në, është personi i tatueshëm për të cilin janë bërë cilido nga furnizimet në vijim:

1.1. Furnizimi i punës ndërtimore, duke përfshirë riparimin, pastrimin, mirëmbajtjen, shërbimet e modifikimit dhe demolimit në lidhje me pasurinë e paluajtshme;

1.2.Furnizimi nëse është i angazhuar personeli në aktivitetet e sipërshënuara.

2.Personat në skemën e posaçme të ndërtimtarisë;

2.1.Investitori është person i cili financon punët ndërtimore në pronën e paluajtshme.

2.2.Kontraktori (punë kryesi) është personi i cili në mënyrë të drejtpërdrejtë ka lidhur kontratë me investitorin për punët ndërtimore në pronën e paluajtshme.

2.3.Nënkontraktori është personi I angazhuar nga kontraktori, të cilit I furnizon mallra për nevoja të ekzekutimit të punëve ndërtimore në pasurinë e paluajtshme dhe vetë ky person i ofron

shërbimet të cilat janë në lidhje me furnizimin e mallrave dhe me atë ndikon në ekzekutimin e punëve ndërtimore

3.Aplikimi i ngarkesës së kundërt në ndërtimtari

3.1. Zbatimi i ngarkesës së kundërt për furnizimin e punëve ndërtimore sipas këtij udhëzimi bëhet vetëm për rastet e ndërtimit, të cilat janë në harmoni me Ligjin për Ndërtimin në Kosovë dhe janë të pajisura me lejet e ndërtimit nga organet kompetente.

3.2. Aplikimi i ngarkesës së kundërt në ndërtimtari, vlen vetëm për personat e tatueshëm që janë pjesë e transaksionit (furnizuesi dhe pranuesi), janë Deklarues të TVSH-së.

4.Përkufizimi i skemës së veçantë

4.1.Obligimi i pagesës së TVSH-së për furnizimin e shërbimeve të cilat kanë të bëjnë me ndërtimet e pasurisë së paluajtshme, bartet tek personi i tatueshëm për të cilin janë kryer furnizimet (në tekstin e mëtutjeshëm: Skema e veçantë).

4.2.Skema e veçantë ka të bëjë me punimet ndërtimore në ndërtimin e objekteve të reja, si dhe punimet për renovime,  zgjerimin dhe mirëmbajtën e objekteve ekzistuese.

5.Pagesa e TVSH-së:

Sipas nenit 52, nën paragrafit 1.4, të Ligjit, personi i obliguar për të paguar TVSH-në është personi i tatueshëm të cilit i janë  furnizuar punët ndërtimore (pranuesi shërbimit), duke përfshirë riparimin, pastrimin, mirëmbajtjen, shërbimet e modifikimit dhe demolimit në lidhje me pasurinë e paluajtshme.

6.Faturimi:

Edhe pse furnizuesi nuk është i obliguar të paguajë TVSH-në, ai është i obliguar të lëshoj faturë tatimore. Furnizuesi duhet të cekë në faturë se klienti është i obliguar të paguajë TVSH-në duke e vendosur aty referencën e nenit 52, paragrafit 1, nën paragrafit 1.4 të Ligjit apo ndonjë referencë tjetër që tregon se furnizimi do t’i nënshtrohet procedurës së ngarkesës se kundërt. Teksti në vijim do të konsiderohet si i duhur: “Ngarkesa e kundërt, nën paragrafi 1.4 i nenit 52 të Ligjit për TVSH në Kosovë”.

7.Llogaritja e TVSH-së:

Pranuesi i furnizimit duhet të llogarisë TVSH ne mbi të dhënat e faturës së pranuar nga furnizuesi.

8.Lindja e detyrimit në periudhën tatimore:

Lindja e detyrimit për të ngarkuar TVSH-në është e përcaktuar me nenin 22 të Ligjit për TVSH.

9.Deklarimi i TVSH-së:

Pranuesi duhet të përfshijë tatimin e llogaritur të TVSH-së së detyrueshme për furnizimet e shërbimeve nga furnizuesi.

10.Me shërbime të punës ndërtimore, duke përfshirë riparimin, pastrimin, mirëmbajtjen, shërbimet e modifikimit dhe demolimit në lidhje me pasurinë e paluajtshme, sipas nenit 52, nën paragrafët 1.4.1 dhe 1.4.2. kuptohen:

10.1.Shërbimet e projektimit dhe punët tjera në lidhje me objektin ndërtimor.

10.2.Punët përgatitore në vend punishte, punët për rrënim të objektit apo pjesëve të saja.

10.3.Ndërtimi i objekteve ndërtimore dhe I pjesëve te saja.

10.4.Punët e instalimit.

10.5.Punët përfundimtare ndërtimore.

10.6.Mirëmbajtja, rinovimi dhe meremetimi i objektit apo pjesëve të saja, duke përfshirë pastrimin, vendosja e qeramikave, tapetave dhe punët e parketit.

10.7.Ofrimi i shërbimeve të mbikëqyrjes.

10.8.Vendosja apo montimi i pajisjeve apo makinerisë të cilat pas vendosjes dhe montimit bëhen pasuri e paluajtshme.

10.9.Dhënia me qira e mjeteve dhe pajisjeve për ndërtim apo rrënim, me përdoruesin e tyre.

10.10.Të gjitha shërbimet tjera të cilat përfshijnë furnizimin e lujtshmërisë dhe përfshirjen e tyre në ndërtim, ashtu që luejtshmëria krijon cilësi të paluejtshmërisë.

10.11.Angazhimi i personelit, nëse personeli kryen shërbime ndërtimore.

11.Duke u bazuar në sqarimet e mësipërme, të gjitha shërbimet ndërtimore (të evidentuara nga 10.1 deri 10.11 të këtij neni), të ofruara nga personi i tatueshëm për personin e

tatueshëm, të kontraktuara nga data e hyrjes ne fuqi të këtij udhëzimi, me të cilin aplikohet kjo skemë e ngarkesës së kundërt, do të trajtohen në përputhje me këtë nen.

Sipas paragrafëve të cekur më lartë është sqaruar qartë se kush i nënshtrohet kësaj skeme, zbatimi, aplikimi dhe faturimi.

Kompania  si kontraktor do të lëshojë faturë investitorit  për shërbimet e punëve ndërtimore (sipas paragrafit 10) të cekur më larte, do të aplikoj ngarkesën e kundërt, pra duhet të lëshojë faturë pa TVSh për investitorin duke vendosur referencën në faturë  ngarkesa e kundërt” Ngarkesa e kundërt, nën paragrafi 1.4 i nenit 52 të Ligjit për TVSH në Kosovë”. Nëse nuk vendosni referencën ne fature  nuk do te pranohet si fature e rregullt për qëllime tatimore.

Ngarkesa e kundërt do të vlejë për kontratat e lidhura për punët ndërtimore nga data e hyrjes ne fuqi të Udhëzimit Administrativ Nr.03/2015 për TVSh, nga j 01.09.2015.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *