provizionit për shërbimet e kryera jashtë Kosovës, për agjentët e jashtëm

  1. Secili punëdhënës është përgjegjës të mbajë në burim tatimin nga pagat e tatueshme të paguara punëtorëve të tij, duke përfshirë pagesat për personat fizik jo afarist, për shërbimet

profesionale, teknike, të menaxhimit, financiare, pagesat për kontratat mbi vepër, pagesat për shfaqje të aktorëve, muzikantëve, sportistëve, agjentëve të varur, gjatë çdo periudhe të listë

pagesës për të cilën të ardhurat e tyre janë paguar:

1.1. punëdhënësi kryesor i një të punësuari, mbanë një shumë për periudhën e duhur sipas listë pagesave, në përputhje me shkallët e parapara në legjislacionin përkatës për Tatimin në të Ardhurat Personale;

1.2. punëdhënësi i cili nuk është punëdhënës kryesor i të punësuarit, mban në burim një shumë të barabartë me dhjetë përqind (10%) të pagave të tatueshme për secilën periudhë tatimore;

 

Bazuar në dispozitën e lartëcituar, për pjesën e provizionit për shërbimet e kryera jashtë Kosovës, për agjentët e jashtëm obligoheni të mbani tatimin në burim një shumë të barabartë me dhjetë përqind (10%) të pagave të tatueshme për secilën periudhë tatimore, mirëpo nuk obligoheni të paguani Kontributin Pensional.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *