AUDITIM
AUDITIMI I PASQYRAVE FINANCIARE
Shërbimet e auditimit
KAF Group JSC, ka një rol kyç ne procesin e raportimit financiar si një mundësi për te garantuar besueshmërinë e informacionit te bere publik nga kompania, me qellim qe përdoruesit e brendshëm dhe te jashtëm te kenë një siguri te mjaftueshme gjate marrjes se vendimit.
KAF Group JSC Raportimin financiar do te ofroj ne tri nivele :
Kontrolli intensiv me nivelin me te larte te garancisë dhe sigurisë, procedura analitike me siguri te limituar, rekomandimi i cili bazohet ne informacionet e klientit qe i shërbejnë përdorimit te brendshëm.
KAF Group JSC, ne shërbimet e auditimit përfshin:
- Pasqyra Financiare Audituese;
- Kontrollet e Brendshme;
- Auditimi i Pajtueshmërive;
- Raportet për Qëllime te Veçanta;
- Auditimi i Nenkontraktimeve;
- Auditim i Mashtrimeve.
Kontrolli i brendshëm
Kontrolli i brendshëm ka për qëllim të ofrojë siguri të arsyeshme lidhur me arritjen e objektivave:
- Efikasiteti i operacioneve.
- Besueshmëria e raportimit financiar.
- Përputhshmëria me ligjet dhe rregulloret.
Nëse menaxhimi i librave te biznesit tuaj nuk është ne drejtimin e duhur, atëherë kërkoni ndihmën tonë. Ne punojmë që ju të jeni të sigurte se sistemi i juaj i kontabilitetit paraqet saktësisht situatën tuaj aktuale, në mënyrë që ju të mund të fokusoheni në biznesin tuaj në vend që të merreni me librat. Ne ju sigurojmë qe shërbimet e kontabilitetit kryhen ne përputhje te plote me Standardet Ndërkombëtare te kontabilitetit dhe ligjeve fiskale te aplikuara ne Republikën e Kosovës.