Meditjet

Bazuar në Ligjin Nr. 05/L -028 për Tatimin në të Ardhurat Personale e shpallur në numrin Nr. 22 datë 14 gusht 2015 në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, Neni 9 të ardhurat nga pagat, paragrafi 1.2. bonuset, provizionet, mëditjet dhe format e tjera të kompensimit që një punëdhënës apo ndonjë person tjetër, në emër të punëdhënësit ua paguan punonjësve mbi dhe përtej rrogës;

Bazuar në atë çfarë u theksua më lartë me pakon e re fiskale mëditjet duhet të përfshihen në pagën bruto të punëtorit.

Udhëzimi Administrativ Nr.01/2016 për zbatimin e Ligjit Nr. 05/L-028 për Tatimin në të Ardhurat Personale, Neni 14 të Ardhurat nga Pagat paragrafi 2 Bazuar në nenin 9, paragrafin 2, nënparagrafin 2.1 të Ligjit, në të ardhurat bruto nga pagat nuk përfshihen kompensimet për shpenzimet e udhëtimit për biznes, përfshirë transportin, strehimin dhe ushqimin për udhëtimet afariste, përjashtuar kompensimet për vajtje – ardhje në dhe nga vendi i punës.

Pra, në të ardhurat bruto nuk përfshihen:

Kompenzimi i shpenzimeve reale të udhëtimit të biznesit ku përfshihen transporti, shujta dhe fjetja për udhëtime zyrtare;

  • Transporti – 16 cent për/ km brenda Kosovës,jashtë Kosovës nuk ka limit por vetëm bileta, e gatshme për inspektim;
  • Shujta – 15 € brenda dite dhe 25 € nëse nata kalohet në Kosovë,ndërsa për udhëtime jashtë Kosovës, konform Udhëzimit Administrativ të MAP Nr. 2004/07;
  • Fjetja – brenda Kosovës 50€,ndërsa jashtë Kosovës bazuar në UA të MAP;
  • Dëmshpërblimi për aksidente në punë;
  • Kontributet e dhëna nga punëdhënësi në emër të punonjësit.

Përfitimet e dhëna nga punëdhënësi për punonjësit për të lehtësuar jetesën e tyre, siç është banimi dhe shkollimi;

  • Përfitimet në natyrë në formë të gjësendeve (deri në 65€);
  • Përfitimet në natyrë në formë të biletave (>1 kilometër);
  • Kompensimi për vajtje ardhje në punë (>20 kilometër);

 

Udhëzimi Administrativ Nr.01/2016 për zbatimin e Ligjit Nr. 05/L-028 për Tatimin në të Ardhurat Personale, Neni 14 të Ardhurat nga Pagat paragrafi 2.1. Për t\’u kualifikuar shpenzimet e udhëtimit për biznes, duhet të plotësohen kushtet e mëposhtme:

 

2.1.1. Udhëtimi për nevoja biznesore duhet të jetë i autorizuar me shkrim nga niveli përkatës i menaxhmentit;

2.1.2. Qëllimi i udhëtimit për nevoja të biznesit duhet të arsyetohet në mënyrë të qartë;

2.1.3. Kërkesa për udhëtim duhet t\’i dorëzohet punëdhënësit në pajtim me politikat e punëdhënësit për shtesa për udhëtim;

2.1.4. Për aspekte të strehimit, shuma e rimbursueshme duhet të jetë brenda limiteve, si vijon:

2.1.4.1. Strehimi brenda Kosovës, deri në pesëdhjetë (50) euro në ditë;

2.1.4.2. Strehimi jashtë Kosovës, përcaktuar me aktin nënligjor nga Ministria e Administratës Publike.

 

2.1.5. Për aspekte të ushqimit:

2.1.5.1.Për udhëtimet brenda Kosovës, shpenzimet e ushqimit pranohen deri në pesëmbëdhjetë (15) euro në ditë ndërsa për udhëtime që kërkojnë qëndrim me fjetje brenda Kosovës, deri në njëzetepesë (25) euro në ditë;

2.1.5.2. Për udhëtime jashtë Kosovës, shpenzimet e ushqimit njihen brenda limiteve të përcaktuara me aktin nënligjor nga Ministria e Administratës Publike. 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *