AUDITIM

AUDITIMI I PASQYRAVE FINANCIARE

Shërbimet e auditimit

KAF Group JSC, ka një rol kyç ne procesin e raportimit financiar si një mundësi për te garantuar besueshmërinë e informacionit te bere publik nga kompania, me qellim qe përdoruesit e brendshëm dhe te jashtëm te kenë një siguri te mjaftueshme gjate marrjes se vendimit.

KAF Group JSC Raportimin financiar do te ofroj ne tri nivele :

Kontrolli intensiv me nivelin me te larte te garancisë dhe sigurisë, procedura analitike me siguri te limituar, rekomandimi i cili bazohet ne informacionet e klientit qe i shërbejnë përdorimit te brendshëm.
KAF Group JSC, ne shërbimet e auditimit përfshin:
  • Pasqyra Financiare Audituese;
  • Kontrollet e Brendshme;
  • Auditimi i Pajtueshmërive;
  • Raportet për Qëllime te Veçanta;
  • Auditimi i Nenkontraktimeve;
  • Auditim i Mashtrimeve.

Kontrolli i brendshëm

Kontrolli i brendshëm ka për qëllim të ofrojë siguri të arsyeshme lidhur me arritjen e objektivave:

  • Efikasiteti i operacioneve.
  • Besueshmëria e raportimit financiar.
  • Përputhshmëria me ligjet dhe rregulloret.
Nëse menaxhimi i librave te biznesit tuaj nuk është ne drejtimin e duhur, atëherë kërkoni ndihmën tonë. Ne punojmë që ju të jeni të sigurte se sistemi i juaj i kontabilitetit paraqet saktësisht situatën tuaj aktuale, në mënyrë që ju të mund të fokusoheni në biznesin tuaj në vend që të merreni me librat. Ne ju sigurojmë qe shërbimet e kontabilitetit kryhen ne përputhje te plote me Standardet Ndërkombëtare te kontabilitetit dhe ligjeve fiskale te aplikuara ne Republikën e Kosovës.