Bloku i lajmeve – KAF GROUP https://kafsolution.com JSC Mon, 11 Sep 2017 20:12:17 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.5 https://kafsolution.com/wp-content/uploads/2023/03/cropped-KAF-veq-vet-2-e1500885690953-1-32x32.png Bloku i lajmeve – KAF GROUP https://kafsolution.com 32 32 Ngarkesa e kundërt  për shërbimet  ne  lëmine e ndërtimit https://kafsolution.com/ngarkesa-e-kundert-per-sherbimet-ne-lemine-e-ndertimit/ https://kafsolution.com/ngarkesa-e-kundert-per-sherbimet-ne-lemine-e-ndertimit/#respond Mon, 11 Sep 2017 20:12:17 +0000 https://da.ini-developersgrave.xyz/ngarkesa-e-kundert-per-sherbimet-ne-lemine-e-ndertimit/ Ngarkesa e kundërt  për shërbimet  ne  lëmine e ndërtimit Read More »

]]>
Ngarkesa e kundërt  për shërbimet  ne  lëmine e ndërtimit aplikohet nëse plotësohen kriteret të përcaktuara me nenin 70 të Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2015 si dhe nenin 6 të Udhëzimit Administrativ Nr. 06/2016.

Nëse furnizuesi dhe pranuesi i shërbimit  janë persona te  tatueshëm për  furnizimet e shërbimeve ne lëmine e ndërtimit ,duhet te aplikohet ngarkesa e kundërt, dhe ne këto raste fatura duhet te jete pa TVSh –e , teksti ne fature duhet te jete” Ngarkesa e kundërt, nën paragrafi 1.4 i nenit 52 të Ligjit për TVSH në Kosovë”.

Ne rast se investitori (pranuesi ) i shërbimit  nuk është person i tatueshëm për TVSh , nuk mund te aplikoni ngarkesën e kundërt,  por duhet te faturoni sipas rregullit te përgjithshmen , pra fatura duhet te jete me TVSh –e.

Po ashtu, ngarkesa e kundërt mund te aplikohet edhe nga  nënkontraktoret , nëse furnizuesi dhe pranuesi i shërbimit  te jene  persona te  tatueshëm, edhe pse ju si kontaraktor i  Komunës nuk mund te aplikoni ngarkesën e kundërt , kontraktori i juaj për shërbimet ne lëmine e  ndërtimit mund te aplikoj ngarkesën e kundërt , dhe ne këto raste fatura duhet te jete pa TVSh –e , teksti ne fature duhet te jete” Ngarkesa e kundërt, nën paragrafi 1.4 i nenit 52 të Ligjit për TVSH në Kosovë”.

Ngarkesa e kundërt aplikohet  edhe nëse bëni investime për nevoja biznesore (depo apo zgjerim lokali te biznesit apo ndërton lokale te ri ),nëse plotësohen kriteret të përcaktuara me nenin 70 të Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2015 si dhe nenin 6 të Udhëzimit Administrativ Nr. 06/2016.

Ngarkesa e kundërt aplikohet edhe për furnizime te përziera ,  nëse ofruesi i shërbimit  furnizon mallin dhe shërbimin, pavarësisht  proporcionit  te tyre, nëse furnizuesi dhe pranuesi i shërbimit  janë  persona te  tatueshëm.

Nëse  investimet behën me mjete nga donacionet e BE, atëherë për transaksionet vendore që financimi bëhet prej donacioneve çështja është përcaktuar me nën-paragrafin 3.1. (3) neni 33 të këtij ligji, dhe si të tilla janë të liruara prej TVSH-së, citojmë:

  1. Lirime të veçanta:

3.1. furnizimi i mallrave dhe shërbimeve të financuara nga të ardhurat e donacioneve të bëra për buxhetin ose nëpërmes buxhetit të Kosovës ose nën mbikëqyrjen e organeve kompetente ose të financuara direkt nga kontratat për Ministritë, autoritetet lokale dhe organet tjera të rregulluara me ligj, nga qeveritë, agjencitë qeveritare, organizatat qeveritare dhe jo-qeveritare në mbështetje të programeve dhe projekteve humanitare dhe të rindërtimit, përfshirë projektet e Integrimeve Evropiane në Kosovë;”

Në rast e financimi për komunat apo përfituesin behet me mjete nga donacionet , atëherë edhe për këtë pjesë nuk duhet të ngarkohet TVSH, siç është përcaktuar neni 33  te Ligjit te  TVSh –se.

Sipas dispozitave si me lart  nëse projekti lirohet prej TVSH-së si projekt i financuar pre donacioneve fatura duhet te jete pa TVSh –e, teksti ne fature duhet te jete nën paragrafi 3.1 i nenit 33  të Ligjit për TVSH në Kosovë .

Projektet e financuara nga donacionet sipas dispozitave si me lart, lirohen prej TVSh-së çoftë në importe apo blerje vendore për të cilat është sqaruar edhe me Vendimin Shpjegues Publik Nr. 04/2016.

]]>
https://kafsolution.com/ngarkesa-e-kundert-per-sherbimet-ne-lemine-e-ndertimit/feed/ 0
Falen mbi 350 milionë euro borxhe, nesër afati i fundit https://kafsolution.com/falen-mbi-350-milione-euro-borxhe-neser-afati-i-fundit/ https://kafsolution.com/falen-mbi-350-milione-euro-borxhe-neser-afati-i-fundit/#respond Wed, 30 Aug 2017 10:19:39 +0000 https://da.ini-developersgrave.xyz/falen-mbi-350-milione-euro-borxhe-neser-afati-i-fundit/ Falen mbi 350 milionë euro borxhe, nesër afati i fundit Read More »

]]>
30.08.2017 – Ligji për Faljen e Borxheve do të jetë në fuqi deri më 31 gusht të këtij viti. Zyrtarë të Ministrisë së Financave thonë se nuk do të ketë afat shtesë për faljen e borxheve. Sipas të dhënave zyrtare, deri më tash janë falur më shumë se 350 milionë euro borxhe. Institucionet që kanë falur më së shumti borxhe gjatë periudhës 2000-2008 janë Korporata Energjetike e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës. Me datën 1 shtator 2017 do të shfuqizohet Ligji për Faljen e Borxheve.

]]>
https://kafsolution.com/falen-mbi-350-milione-euro-borxhe-neser-afati-i-fundit/feed/ 0
Kerkesat e Inspektoriatit te Punes per vendin e Punes: https://kafsolution.com/kerkesat-e-inspektoriatit-te-punes-per-vendin-e-punes/ https://kafsolution.com/kerkesat-e-inspektoriatit-te-punes-per-vendin-e-punes/#respond Sat, 26 Aug 2017 07:30:59 +0000 https://da.ini-developersgrave.xyz/kerkesat-e-inspektoriatit-te-punes-per-vendin-e-punes/ Kerkesat e Inspektoriatit te Punes per vendin e Punes: Read More »

]]>
Kerkesat e Inspektoriatit te Punes per vendin e Punes:

  1. Evidenca Ame e te punesuarve
  2. Kontratat e Punes
  3. Plani per shfrytezimin e pushimit vjetor
  4. Kerkesa per pushim vjetor
  5. Deshmi nese i punesuari e ka shfrytezuar pushimin mjeksor, pushimin per raste familjare apo pushimin pa pagese (nese ka raste)
  6. Vendimi per shfrytezimin e pushimit vjetor
  7. Rregullorja e brendshme e Punes
  8. Librezat e sanitarise
  9. Lista e Pagave me fomularet percjelles per pagesen e tatimit dhe kontributeve ne paga

 

Ligji i Punes Nr. 03/L-212

]]>
https://kafsolution.com/kerkesat-e-inspektoriatit-te-punes-per-vendin-e-punes/feed/ 0
Meditjet https://kafsolution.com/great-books-for-learn-about-laws-3/ https://kafsolution.com/great-books-for-learn-about-laws-3/#respond Thu, 24 Aug 2017 20:14:21 +0000 https://da.ini-developersgrave.xyz/great-books-for-learn-about-laws-3/ Meditjet Read More »

]]>
Bazuar në Ligjin Nr. 05/L -028 për Tatimin në të Ardhurat Personale e shpallur në numrin Nr. 22 datë 14 gusht 2015 në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, Neni 9 të ardhurat nga pagat, paragrafi 1.2. bonuset, provizionet, mëditjet dhe format e tjera të kompensimit që një punëdhënës apo ndonjë person tjetër, në emër të punëdhënësit ua paguan punonjësve mbi dhe përtej rrogës;

Bazuar në atë çfarë u theksua më lartë me pakon e re fiskale mëditjet duhet të përfshihen në pagën bruto të punëtorit.

Udhëzimi Administrativ Nr.01/2016 për zbatimin e Ligjit Nr. 05/L-028 për Tatimin në të Ardhurat Personale, Neni 14 të Ardhurat nga Pagat paragrafi 2 Bazuar në nenin 9, paragrafin 2, nënparagrafin 2.1 të Ligjit, në të ardhurat bruto nga pagat nuk përfshihen kompensimet për shpenzimet e udhëtimit për biznes, përfshirë transportin, strehimin dhe ushqimin për udhëtimet afariste, përjashtuar kompensimet për vajtje – ardhje në dhe nga vendi i punës.

Pra, në të ardhurat bruto nuk përfshihen:

Kompenzimi i shpenzimeve reale të udhëtimit të biznesit ku përfshihen transporti, shujta dhe fjetja për udhëtime zyrtare;

  • Transporti – 16 cent për/ km brenda Kosovës,jashtë Kosovës nuk ka limit por vetëm bileta, e gatshme për inspektim;
  • Shujta – 15 € brenda dite dhe 25 € nëse nata kalohet në Kosovë,ndërsa për udhëtime jashtë Kosovës, konform Udhëzimit Administrativ të MAP Nr. 2004/07;
  • Fjetja – brenda Kosovës 50€,ndërsa jashtë Kosovës bazuar në UA të MAP;
  • Dëmshpërblimi për aksidente në punë;
  • Kontributet e dhëna nga punëdhënësi në emër të punonjësit.

Përfitimet e dhëna nga punëdhënësi për punonjësit për të lehtësuar jetesën e tyre, siç është banimi dhe shkollimi;

  • Përfitimet në natyrë në formë të gjësendeve (deri në 65€);
  • Përfitimet në natyrë në formë të biletave (>1 kilometër);
  • Kompensimi për vajtje ardhje në punë (>20 kilometër);

 

Udhëzimi Administrativ Nr.01/2016 për zbatimin e Ligjit Nr. 05/L-028 për Tatimin në të Ardhurat Personale, Neni 14 të Ardhurat nga Pagat paragrafi 2.1. Për t\’u kualifikuar shpenzimet e udhëtimit për biznes, duhet të plotësohen kushtet e mëposhtme:

 

2.1.1. Udhëtimi për nevoja biznesore duhet të jetë i autorizuar me shkrim nga niveli përkatës i menaxhmentit;

2.1.2. Qëllimi i udhëtimit për nevoja të biznesit duhet të arsyetohet në mënyrë të qartë;

2.1.3. Kërkesa për udhëtim duhet t\’i dorëzohet punëdhënësit në pajtim me politikat e punëdhënësit për shtesa për udhëtim;

2.1.4. Për aspekte të strehimit, shuma e rimbursueshme duhet të jetë brenda limiteve, si vijon:

2.1.4.1. Strehimi brenda Kosovës, deri në pesëdhjetë (50) euro në ditë;

2.1.4.2. Strehimi jashtë Kosovës, përcaktuar me aktin nënligjor nga Ministria e Administratës Publike.

 

2.1.5. Për aspekte të ushqimit:

2.1.5.1.Për udhëtimet brenda Kosovës, shpenzimet e ushqimit pranohen deri në pesëmbëdhjetë (15) euro në ditë ndërsa për udhëtime që kërkojnë qëndrim me fjetje brenda Kosovës, deri në njëzetepesë (25) euro në ditë;

2.1.5.2. Për udhëtime jashtë Kosovës, shpenzimet e ushqimit njihen brenda limiteve të përcaktuara me aktin nënligjor nga Ministria e Administratës Publike. 

]]>
https://kafsolution.com/great-books-for-learn-about-laws-3/feed/ 0
Nota e kreditit dhe Nota e debitit https://kafsolution.com/nota-e-kreditit-dhe-nota-e-debitit/ https://kafsolution.com/nota-e-kreditit-dhe-nota-e-debitit/#respond Thu, 24 Aug 2017 13:29:38 +0000 https://da.ini-developersgrave.xyz/nota-e-kreditit-dhe-nota-e-debitit/ Çka janë?

Ø  Nota e kreditit lëshohet nga furnizuesi në rastet kur çmimi zvogëlohet pasi të jetë lëshuarfatura tatimore. Kjo mund të ndodhë kur çmimi i mallit është reduktuar për shkak të defektit tëgjetur ose kur i jepet zbritje e konsiderueshme.

Ø  Nota e debitit lëshohet nga furnizuesi në rastet kur çmimi rritet pasi të jetë lëshuar faturatatimore. Kjo mund të ndodh në rastet kur cmimi të jetë llogaritur në shkallë më të ulta se qëdo të duhej.

]]>
https://kafsolution.com/nota-e-kreditit-dhe-nota-e-debitit/feed/ 0
CIA: Kosova e dyta në botë me shkallën më të lartë të papunësisë https://kafsolution.com/cia-kosova-e-dyta-ne-bote-me-shkallen-me-te-larte-te-papunesise/ https://kafsolution.com/cia-kosova-e-dyta-ne-bote-me-shkallen-me-te-larte-te-papunesise/#respond Wed, 23 Aug 2017 10:00:21 +0000 https://da.ini-developersgrave.xyz/cia-kosova-e-dyta-ne-bote-me-shkallen-me-te-larte-te-papunesise/ CIA: Kosova e dyta në botë me shkallën më të lartë të papunësisë Read More »

]]>
CIA: Kosova e dyta në botë me shkallën më të lartë të
papunësisë

22.08.2017 – Sipas Centrall Intellegence Agency (CIA), Kosova është vendi i dytë me normën më të lartë të papunësisë në botë, pas Bosnje dhe Hercegovinës. Këto të dhëna janë bërë të ditura
në Librin Botëror të Fakteve apo “The Ëorld Fact Book”. Kësaj liste i prijnë katër shtetet e Ballkanit, ku e para qëndron Bosna dhe Hercegovina me normën e papunsisë 62.8 %, Kosova me normë
të papunësisë 55.3%, Greqia me normën prej 55.3% dhe Maqedonia me normën prej 53.9 %.

http://telegrafi.com/cia-kosova-e-dyta-ne-bote-shkallen-te-larte-te-papunesise/

]]>
https://kafsolution.com/cia-kosova-e-dyta-ne-bote-me-shkallen-me-te-larte-te-papunesise/feed/ 0
Zhvleresimi https://kafsolution.com/great-books-for-learn-about-laws-2/ https://kafsolution.com/great-books-for-learn-about-laws-2/#respond Sun, 22 May 2016 20:13:25 +0000 https://da.ini-developersgrave.xyz/great-books-for-learn-about-laws-2/ Zhvleresimi Read More »

]]>
Bazuar në paragrafin 3 dhe 4 të nenit 15 të Ligjit me Nr.05/L-029  për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave,  citojmë:

 

  1. E gjithë prona e prekshme e tatimpaguesit që i nënshtrohet zhvlerësimit sipas këtij neni caktohet në njërën prej kategorive vijuese:

3.1. Kategoria 1 – ndërtesat dhe strukturat tjera ndërtimore;

3.2. Kategoria 2 – automobilat dhe kamionët e lehtë, mjetet e rënda për transport, pajisjet për bartje të dheut, buldozerët, gërmuesit e dheut dhe mjetet tjera të rënda, kompjuterët, pjesët shtesë për kompjuterë dhe pajisjet tjera për përpunimin e të dhënave, mobilet dhe pajisjet për zyra, instrumentet, gjërat e ndryshme dhe pajisjet tjera shtesë, dhe bagëtitë e shfrytëzuara për prodhim ose për mbarështim;

3.3. Kategoria 3 – uzinat dhe makineria; inventari i hekurudhës dhe lokomotivat që shfrytëzohen për transportin hekurudhor; aeroplanët; anijet dhe bimët shumë vjeçare dhe shkurret e shfrytëzuara për vreshtari ose për prodhimin e frutave si p.sh. mollët, dardhat, arrat, boronicat dhe të tjera; dhe të gjitha asetet e prekshme që nuk janë përfshirë në Kategorinë 1 apo Kategorinë 2 të këtij paragrafi.

 

  1. Shuma e lejuar si zbritje për zhvlerësim në periudhën tatimore përcaktohet duke aplikuar përqindjet e mëposhtme në mënyrë individuale të pronës së prekshme individuale sipas metodës lineare në fund të periudhës tatimore sipas kategorisë së cilës i përkasin asetet:

 

4.1. Kategoria 1- pesë përqind (5%);

4.2. Kategoria 2- njëzet përqind (20%); dhe

4.3. Kategoria 3- dhjetë përqind (10%).

]]>
https://kafsolution.com/great-books-for-learn-about-laws-2/feed/ 0
Blerjet nga individet https://kafsolution.com/well-performace-against-consumers-problem-2/ https://kafsolution.com/well-performace-against-consumers-problem-2/#respond Sun, 22 May 2016 20:13:09 +0000 https://da.ini-developersgrave.xyz/well-performace-against-consumers-problem-2/ Blerjet nga individet Read More »

]]>
  • Bazuar në nenin 13 të Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, si dhe neni 19 i Udhëzimit Administrativ Nr.15/2010, në rast se ju bëni blerje prej personave fizik të cilët nuk janë të regjistruar në ATK, me qëllim që ato blerje mos të konsiderohen si mallra pa origjinë, ju duhet të bazoheni në nenin 19 të Udhëzimit Administrativ Nr. 15/2010 për Zbatimin e Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, ku janë përcaktuar mallrat pa origjinë.
  • Në paragrafin 1.16. neni 1 të Ligjit Nr. 03/L-222 Për Administratën Tatimore dhe Procedurat, është dhënë përkufizimi se çka kuptojmë më mallra të pa dokumentuara, citojmë: Mallrat e padokumentuara – mallra për të cilat poseduesi i tyre nuk përmban zotëron dokumentet mbi prejardhjen e tyre (nga kush personi i ka blerë mallrat apo nga kush personi i ka marrë mallrat në këmbim për mallra apo shërbime tjera ose nga kush personi i ka  importuar mallrat).

     

    Në mungesë të këtyre dokumenteve të parapara në Ligjin e lartëcekur, nëse ju bëni blerje prej individëve të cilët nuk janë të regjistruar (nuk kanë numër fiskal), ju duhet të siguroni të dhënat e shitësit të këtyre produkteve siç është kopja e letërnjoftimit, adresa e banimit,  si dhe të dhënat tjera të shitësit të cilat i mundësojnë ATK-së të bëjë verifikimet e nevojshme. Gjithashtu nga blerësi duhet të përgatisë një Faturë interne e cila faturë duhet të jetë e nënshkruar edhe nga shitësi i atyre produkteve. Në të kundërtën mallrat do të konsiderohen mallra të pa dokumentuara. Në bazë të këtyre dokumenteve do të njihet edhe KMSh-ja.

     

    1. Sa i përket TVSh-së, derisa mallrat e tilla po i eksporton, ka edhe të drejtën e TVSh-së së zbritshme, pasi që eksportet trajtohen furnizime të tatueshme me të drejtën e zbritjes se TVSh-se se zbritshme.

     

    1. Në rast se të hyrat për Kompaninë në Kosovë, të cilat deponohen nga xhirollogaria bankare e aksionarit të kësaj kompanie jashtë vendit, janë në emër të aktivitetit ekonomik të kësaj kompanie, atëherë ato do të jenë objekt i tatimit duke u bazuar në paragrafin 1 neni 4 i Ligjit për Tatimin në të Ardhura të Korporatave Nr. 03/L-162, citojmë:

     

    1. Objekt i tatimit për tatimpaguesin rezident janë të ardhurat e tatueshme nga burimet e të ardhurave në Kosovë dhe burimit të ardhurave të jashtme”

     

    Mirëpo, në rast se kompania në fjalë në mungesë të mjeteve vetanake për investime, do të siguroj mjete financiare përmes aksionarit të saj,  të cilat kompania do të këtë obligim për t’i kthyer,  atëherë ato duhet të trajtohen si hua dhe nga ana juaj duhet të ndalet tatimi në burim në interes, ashtu siç është përcaktuar në nenin 30 paragrafi 1 i Ligjit Nr. 03/L-162 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, citojmë:

    “ 1. Tatimpaguesit që paguajnë interes, me përjashtim siç është paraparë në paragrafin 4 të këtij neni, apo të drejta pronësore (royalties) personave rezidentë dhe jo rezidentë do të mbajë në burim tatimin në shkallën dhjet përlind (10%) në kohën e pagesës apo kreditimit dhe të transferojë tatimin e mbajtur në burim në një llogari të përcaktuar nga Administrata Tatimore në një bankë ose institucion financiar të licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës. Tatimi i mbajtur në burim duhet të paguhet në bankë, apo institucion financiar deri në të 15ditë të muajit që pason muajin në të cilin llogaria është kredituar apo pagesa është bërë. ”

     

    Ndërsa, nëse kemi të bëjmë me rritjen e kapitalit themeltar të aksionarit në kompani, atëherë ato nuk do të trajtohen si të hyra të kompanisë dhe nuk do të jenë të tatueshme për qëllime tatimore, me kusht që paraprakisht të respektohen procedurat përkatëse sipas Ligjit për Shoqëritë tregtare në Kosovë. Procedurat për rritjen e kapitalit themeltar të aksionarit në kompani janë të përcaktuara në Ligjin Nr. 03/L-123 për Shoqëritë Tregtare në Kosovë.

    ]]>
    https://kafsolution.com/well-performace-against-consumers-problem-2/feed/ 0
    shërbimet për analiza laboratorike https://kafsolution.com/365-2/ https://kafsolution.com/365-2/#respond Sun, 22 May 2016 20:12:31 +0000 https://da.ini-developersgrave.xyz/365-2/ shërbimet për analiza laboratorike Read More »

    ]]>
    shërbimet spitalore, kujdesi mjekësor dhe aktivitetet e lidhura ngushtë të ndërmarra nga organet e rregulluara me ligjet në fuqi të Kosovës, nga spitalet, qendrat për trajtime

    mjekësore ose diagnostifikim dhe institucionet tjera të njohura me natyrë të ngjashme;

     

    Sipas paragrafit te cekur me larte shërbimet për analiza laboratorike janë shërbime të liruara nga TVSh –ja ,pa te drejtën e zbritjes së TVSh -së zbritshëme.

    ]]>
    https://kafsolution.com/365-2/feed/ 0
    LLOJET E RAPORTEVE TE AUDITIMIT https://kafsolution.com/judgement-unfair-business-practices-3/ https://kafsolution.com/judgement-unfair-business-practices-3/#respond Sun, 22 May 2016 20:12:20 +0000 https://da.ini-developersgrave.xyz/judgement-unfair-business-practices-3/

    1.Opinioni i pakualifikuar
    2.Opinioni i kualifikuar
    3.Opionini negativ
    4.Mohim opinini

    ]]>
    https://kafsolution.com/judgement-unfair-business-practices-3/feed/ 0