Bazuar në paragrafin 3 dhe 4 të nenit 15 të Ligjit me Nr.05/L-029 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, citojmë:
- E gjithë prona e prekshme e tatimpaguesit që i nënshtrohet zhvlerësimit sipas këtij neni caktohet në njërën prej kategorive vijuese:
3.1. Kategoria 1 – ndërtesat dhe strukturat tjera ndërtimore;
3.2. Kategoria 2 – automobilat dhe kamionët e lehtë, mjetet e rënda për transport, pajisjet për bartje të dheut, buldozerët, gërmuesit e dheut dhe mjetet tjera të rënda, kompjuterët, pjesët shtesë për kompjuterë dhe pajisjet tjera për përpunimin e të dhënave, mobilet dhe pajisjet për zyra, instrumentet, gjërat e ndryshme dhe pajisjet tjera shtesë, dhe bagëtitë e shfrytëzuara për prodhim ose për mbarështim;
3.3. Kategoria 3 – uzinat dhe makineria; inventari i hekurudhës dhe lokomotivat që shfrytëzohen për transportin hekurudhor; aeroplanët; anijet dhe bimët shumë vjeçare dhe shkurret e shfrytëzuara për vreshtari ose për prodhimin e frutave si p.sh. mollët, dardhat, arrat, boronicat dhe të tjera; dhe të gjitha asetet e prekshme që nuk janë përfshirë në Kategorinë 1 apo Kategorinë 2 të këtij paragrafi.
- Shuma e lejuar si zbritje për zhvlerësim në periudhën tatimore përcaktohet duke aplikuar përqindjet e mëposhtme në mënyrë individuale të pronës së prekshme individuale sipas metodës lineare në fund të periudhës tatimore sipas kategorisë së cilës i përkasin asetet:
4.1. Kategoria 1- pesë përqind (5%);
4.2. Kategoria 2- njëzet përqind (20%); dhe
4.3. Kategoria 3- dhjetë përqind (10%).