Kontabilitet

Shërbimet e kontabilitetit

Nëse mendoni se nuk mund t’i mbani nën kontroll librat e juaja të llogaritjeve, atëherë kërkoni ndihmën tonë. Ne do të menaxhojmë financat e biznesit tuaj dhe do të ju mbajmë në drejtimin e duhur.

JEMI KOMPANIA E PARË E CERTIFIKUAR PËR OFRIMIN E SHËRBIMEVE TË KONTABILITETIT

Ne duam që ju të jeni të sigurtë se sistemi i juaj i kontabilitetit paraqet saktësisht situatën tuaj aktuale, në mënyrë që ju të mund të fokusoheni në biznesin tuaj në vend që të merreni me librat. Fillimi i mbajtjes së librave të llogarive mund të komplikohet varësisht nga madhësia e biznesit dhe numri i transaksioneve. Pakoja Gjithëpërfshirëse për udhëheqjen e kontabilitetit është dizajnuar për të kompletuar regjistrimet ditore financiare si dhe regjistrimet përmbyllëse të fund – muajit, si dhe përgatitja e raporteve financiare mujore dhe analizave të biznesit tuaj. Në biznes, regjistrimi i mirë i të dhënave është esencial jo vetëm për raportimin e taksave por edhe për suksesin e kompanisë.

Ne jemi të gatshëm t’i marrim të gjitha përgjegjësitë ndaj shërbimeve që do t’ju ofrojmë.

Si kompani e licencuar për shërbime të kontabilitetit personeli i KAF-it, ju garantojmë me sukses të plotë, të sigurtë dhe saktësi 100 % aplikimin e pakos fiskale dhe Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit.