Bazuar në Nenin 50 të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, faturat dhe dokumentet tjera mund te dërgohen në letër ose varësisht se a pranon pranuesi, mund te dërgohen ose vihen ne dispozicion përmes mënyrave elektronike, citojmë;
“1. Faturat dhe dokumentet tjera te lëshuara sipas këtij Kapitulli mund te dërgohen ne letër ose varësisht se a pranon pranuesi, mund te dërgohen ose vihen ne dispozicion përmes mënyrave elektronike. Autenticiteti I origjinës dhe integriteti I përmbajtjes se tyre duhet te garantohet nëpërmes një nënshkrimi elektronik te avancuar ose nëpërmes shkëmbimit elektronik të të dhënave”.
Pra, bazuar në ligjin e lartcekur, formalitetet qe lidhen me lëshimin, dërgimin ose vënien ne dispozicion te faturave ose dokumenteve te ngjashme përmes mënyrës elektronike dhe nënshkrimit elektronik te cilat janë ne pajtueshmëri me aranzhimet e Bashkimit Evropian dhe rekomandimet, do te përcaktohen ne aktin nënligjore te nxjerr nga Ministri I Financave. Mirëpo, për momentin nuk kemi një akt nënligjor te nxjerr nga Ministri i Financave lidhur me faturën elektronike dhe nënshkrimin elektronik.