Ngarkesa e kundërt për shërbimet ne lëmine e ndërtimit aplikohet nëse plotësohen kriteret të përcaktuara me nenin 70 të Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2015 si dhe nenin 6 të Udhëzimit Administrativ Nr. 06/2016.
Nëse furnizuesi dhe pranuesi i shërbimit janë persona te tatueshëm për furnizimet e shërbimeve ne lëmine e ndërtimit ,duhet te aplikohet ngarkesa e kundërt, dhe ne këto raste fatura duhet te jete pa TVSh –e , teksti ne fature duhet te jete” Ngarkesa e kundërt, nën paragrafi 1.4 i nenit 52 të Ligjit për TVSH në Kosovë”.
Ne rast se investitori (pranuesi ) i shërbimit nuk është person i tatueshëm për TVSh , nuk mund te aplikoni ngarkesën e kundërt, por duhet te faturoni sipas rregullit te përgjithshmen , pra fatura duhet te jete me TVSh –e.
Po ashtu, ngarkesa e kundërt mund te aplikohet edhe nga nënkontraktoret , nëse furnizuesi dhe pranuesi i shërbimit te jene persona te tatueshëm, edhe pse ju si kontaraktor i Komunës nuk mund te aplikoni ngarkesën e kundërt , kontraktori i juaj për shërbimet ne lëmine e ndërtimit mund te aplikoj ngarkesën e kundërt , dhe ne këto raste fatura duhet te jete pa TVSh –e , teksti ne fature duhet te jete” Ngarkesa e kundërt, nën paragrafi 1.4 i nenit 52 të Ligjit për TVSH në Kosovë”.
Ngarkesa e kundërt aplikohet edhe nëse bëni investime për nevoja biznesore (depo apo zgjerim lokali te biznesit apo ndërton lokale te ri ),nëse plotësohen kriteret të përcaktuara me nenin 70 të Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2015 si dhe nenin 6 të Udhëzimit Administrativ Nr. 06/2016.
Ngarkesa e kundërt aplikohet edhe për furnizime te përziera , nëse ofruesi i shërbimit furnizon mallin dhe shërbimin, pavarësisht proporcionit te tyre, nëse furnizuesi dhe pranuesi i shërbimit janë persona te tatueshëm.
Nëse investimet behën me mjete nga donacionet e BE, atëherë për transaksionet vendore që financimi bëhet prej donacioneve çështja është përcaktuar me nën-paragrafin 3.1. (3) neni 33 të këtij ligji, dhe si të tilla janë të liruara prej TVSH-së, citojmë:
- Lirime të veçanta:
3.1. furnizimi i mallrave dhe shërbimeve të financuara nga të ardhurat e donacioneve të bëra për buxhetin ose nëpërmes buxhetit të Kosovës ose nën mbikëqyrjen e organeve kompetente ose të financuara direkt nga kontratat për Ministritë, autoritetet lokale dhe organet tjera të rregulluara me ligj, nga qeveritë, agjencitë qeveritare, organizatat qeveritare dhe jo-qeveritare në mbështetje të programeve dhe projekteve humanitare dhe të rindërtimit, përfshirë projektet e Integrimeve Evropiane në Kosovë;”
Në rast e financimi për komunat apo përfituesin behet me mjete nga donacionet , atëherë edhe për këtë pjesë nuk duhet të ngarkohet TVSH, siç është përcaktuar neni 33 te Ligjit te TVSh –se.
Sipas dispozitave si me lart nëse projekti lirohet prej TVSH-së si projekt i financuar pre donacioneve fatura duhet te jete pa TVSh –e, teksti ne fature duhet te jete nën paragrafi 3.1 i nenit 33 të Ligjit për TVSH në Kosovë .
Projektet e financuara nga donacionet sipas dispozitave si me lart, lirohen prej TVSh-së çoftë në importe apo blerje vendore për të cilat është sqaruar edhe me Vendimin Shpjegues Publik Nr. 04/2016.