Bazuar në nën-paragrafin 1.11. (1) neni 28 të Ligjit Nr. 03/L-146 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, me rastin e furnizimit të shtëpisë nuk duhet të përllogarit TVSh, citojmë:
1.11. furnizimi i shtëpive, banesave ose akomodimeve tjera, të shfrytëzuara për qëllime relevante të banimit;
Pra furnizimi i shtëpive të cilat janë të dedikuara për banim janë të liruara prej TVSh-së.
Përderisa furnizimi i shtëpive konsiderohet furnizim i liruar nga TVSh pa të drejtën e zbritjes së TVSh-së së zbritshme, atëherë në blerjet që do të bëhen për ndërtimin e shtëpive, nuk keni të drejtën e njohjes së TVSh-së së zbritshme. Ajo TVSh do të inkorporohet në Kosto të Mallit të Shitur. Po ashtu, edhe ne shpenzimet e ndodhura, nuk keni të drejtë të njihni TVSh të zbritshme.
Në rast se furnizoni objekte (lokale afariste) të cilat do të shfrytëzohen për qëllime afariste, atëherë në këto raste duhet të përllogaritet TVSh-ja në shkallen standard prej 16% dhe po ashtu keni të drejtën e njohjes edhe të TVSh-së së zbritshme për aq sa i takon furnizimit të tatueshëm.