Rëndesia e raportimit dhe auditimit te pasqyrave financiare

Sipas Bordit të Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit (BSNK), qëllimi i raportimit financiar është “për të dhënë informacion në lidhje me pozitën financiare, performancën dhe ndryshimet në gjendjen financiare të një ndërmarrje që është i dobishëm për një gamë të gjerë të përdoruesve në marrjen e vendimeve ekonomike.”
Raportimi financiar është i rëndësishëm sepse ndihmon për të siguruar që kompanitë dhe organizatat janë duke vepruar në përputhje me ligjet përkatëse dhe, tregon investitorëve gjendjen aktuale financiare të një kompanie. Investitorët përdorin këto të dhëna për të marrë vendime për investime.
Raportimi financiar përmban informata të besueshme dhe relevante të cilat janë përdorur nga palët e interesuara për qëllime të ndryshme. Një sistem i fuqishëm i raportimit financiar të shëndoshë dhe të gjithë industrive nxit konkurrencë të mirë dhe gjithashtu lehtëson flukset hyrëse të kapitalit. Kjo nga ana tjetër ndihmon në zhvillimin ekonomik.
Globalizimi i tregjeve financiare dhe ne përgjithësi i aktiviteteve ekonomike, ka shtruar nevojën për harmonizimin e standardeve te kontabilitetit dhe raportimit financiar, si rrjedhoje është shtrirja e përdorimit të Standardeve Nderkombëtare të Kontabilitetit, Standardeve Nderkombëtare të Auditimit dhe Standardeve Nderkombëtare të Raportimit Financiar. Kjo tendence eshte tregues i rritjes se ndërkombëtarizimit te biznesit. Standardizimi kërkon qe te imponohen nje rrjet rregullash me rigoroze dhe te njëjta me qellim qe të rritet efikasiteti, saktësia, transparenca dhe disiplina e raportimit financiar nga ana e ndërmarrjeve biznesore.

Obligimi ligjor per t’i krijuar dhe audituar pasqyrat financiare

Ne Kosove qe nga fillimi i Gushtit 2011 e ne vazhdim hartimi dhe auditimi i pasqyrave financiare behet sipas kërkesave ligjore të Ligjit Nr. 04/L-014 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim.
Me këtë ligj rregullohet sistemi i kontabilitetit dhe raportimit financiar i shoqërive tregtare, kompetencat dhe përgjegjësitë e Këshillit të Kosovës për Raportim Financiar, kërkesat për auditim, kualifikimet për kontabilistë profesional, licencimi i auditorëve dhe firmave vendore e të huaja të auditimit.

Kërkesat për Raportimit Financiar të Ndërmarrjeve në Kosovë

Shoqëritë Tregtare duhet të hartojnë pasqyrat financiare vjetore në përputhje me Ligjin Nr. 04/L-014 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim:
Raportimi Financiar për Ndërmarrjet e Mëdha
Shoqëritë tregtare të mëdha të përcaktuara në paragrafin 1.1. të neit 4 të Ligjit Nr. 04/L-014 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim, pavarësisht nga statusi i tyre juridik apo fizik, janë të obliguara që të hartojnë pasqyrat financiare vjetore sipas strukturës dhe përmbajtjes të përcaktuara në Udhëzimin Administrativ NR. 2- 2013-MF.
(1) Gjendja e bilancit – UA NR. 2- 2013-MF
(2) Pasqyra e të ardhurave – UA NR. 2- 2013-MF
(3) Pasqyra për fitimin tjetër gjithëpërfshirës (SNRF) – UA NR. 2- 2013-MF
(4) Pasqyra e rrjedhës së parasë (Metoda indirekte ) – UA NR. 2- 2013-MF
(5) Pasqyra e rrjedhës së parasë (Metoda direkte) – UA NR. 2- 2013-MF
(6) Pasqyra e ndryshimit në ekuitet – UA NR. 2- 2013-MF

Raportimi Financiar për Ndërmarrjet e Mesme dhe të Vogla (NMV), nga 01.01.2015

Ndërmarrjet e Mesme dhe të Vogla (NMV) të përcaktuara në paragrafin 1.2. dhe 1.3 të nenit 4 të Ligjit Nr. 04/L-014 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim, pavarësisht nga statusi i tyre juridik apo fizik, janë të obliguara që të hartojnë pasqyrat financiare vjetore sipas strukturës dhe përmbajtjes të përcaktuara në Udhëzimin Administrativ NR. 4- 2015-MF.
(1) Pasqyra e pozitës financiare në datën raportuese;
(2) Pasqyra e të ardhurave dhe e fitimit të mbajtur për periudhën raportuese;
(3) Pasqyra e të ardhurave gjithëpërfshirëse për periudhën raportuese;
(4) Pasqyra e ndryshimeve në ekuitet për periudhën raportuese;
(5) Pasqyra e rrjedhjes së parasë së gatshme për periudhën raportuese;
(6) Shënimet shpjeguese, përfshirë përmbledhjen e politikave domethënëse kontabël, si dhe informacionet tjera shpjeguese.
NVM-të të cilat kanë statusin e personit juridik dhe të cilat përgatisin pasqyra financiare individuale ( jo të konsoliduara) hartojnë pasqyra financiare vjetore sipas Shtojcës Nr.1
NVM-të të cilat kanë statusin e personit juridik dhe të cilat përgatisin pasqyra financiare të konsoliduara hartojnë pasqyra financiare vjetore sipas Shtojcës Nr.2
NVM-të të cilat kanë statusin e personit fizik dhe të cilat përgatisin pasqyra financiare individuale ( jo të konsoliduara) hartojnë pasqyra financiare vjetore sipas Shtojcës Nr.3
NVM-të të cilat kanë statusin e personit fizik dhe të cilat përgatisin pasqyra financiare të konsoliduara hartojnë pasqyra financiare vjetore sipas Shtojcës Nr.4

\"\"

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *