Rreth Nesh

Mirë se vini në KAF Group JSC

JEMI KOMPANIA E PARË E CERTIFIKUAR PËR OFRIMIN E SHËRBIMEVE TË KONTABILITETIT

Që nga viti 2003, u certifikuam si teknik të kontabilitetit, për të vazhduar me ce certifikimin në vitin 2005 si kontabilist të certifikuar.
Për tju ofruar klientëve tanë një shërbim cilësor ne i bashkojme njohurite e eksperteve me te mire per fusha te caktuara, ndjenjën e përgjegjësisë dhe të shërbimit ndaj klientit, avancimin e përhershëm profesional, dhe përvetësimin e profesionit. Nëse ju ndani të njëjtat vlera me ne atëherë KAF është kompania që do tu ndihmojë të ecni përpara

Kompania jonë angazhohet që t’u ofrojë klientëve tanë shkallën më të lartë të shërbimeve profesionale.

Çfarë ofrojmë ne

Case Study Image

Mbajtje e librit te llogarive, Pasqyrat financiare, kartelat e klientëve dhe furnitorëve….

Nëse menaxhimi i librave te biznesit tuaj nuk është ne drejtimin e duhur, atëherë kërkoni ndihmën tonë. Ne punojmë që ju të jeni të sigurte se sistemi i juaj i kontabilitetit paraqet saktësisht situatën tuaj aktuale, në mënyrë që ju të mund të fokusoheni në biznesin tuaj në vend që të merreni me librat. Ne ju sigurojmë qe shërbimet e kontabilitetit kryhen ne përputhje te plote me Standardet Ndërkombëtare te kontabilitetit dhe ligjeve fiskale te aplikuara ne Republikën e Kosovës.

Shërbime konsulente profesionale

Dolor sit amet, consectetur adipisicing elit, sed do eiusmod tempor incididunt ut labore et dolore magna aliqua. Ut enim ad minim veniam, quis nostrud.

Case Study Image

Përfaqësimi pranë ATK, plotësimi dhe deklarimi i formularëve, përgatitja e raporteve vjetore….

Shërbimet fiskale kanë për qëllim dhënien e sigurisë të arsyeshme mbi saktësinë e transaksioneve të kryera në kuadër të legjislacionit fiskal dhe marrjen e masave parandaluese kundër shkeljeS se ligjeve fiskale te cilat administrohen nga Administrata Tatimore e Kosoves dhe shmangien e pasojave serioze te cilat mund te vijnë nga kontrollet e mëvonshme nga inspektoret tatimor. Percaktimi i detyrimeve fiskale te klienteve dhe/ose asistimi ne perpilimin dhe mbushjen e raporteve ne perputhje me kerkesat e Administrates Tatimore.

Shërbimet online

Shërbimet online, kanë për qëllim ofrimin e shërbimeve nga distanaca. Shërbimet online përfshijnë: konsulencën përmes telefonit, emailit, dërgimin e formafe përmes emailit, deklarimet në Administratën Tatimore të Kosovës, raportet peridike.

Në përputhje të plotë me ligjet

KAF Group JSC vepron në përputhje të plotë me ligjet të cilat janë fuqi, me theks të veçantë me ligjet të cilat administrohen nga Administrata Tatimore e Kosovës, Këshilli i Kosovës për Raportim Financiar, Ministria e punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Tregtisë, etj.

 

Softuer falas

Në paketën e plotë të shërbimeve të ofruara, KAF ofron falas softuerin e avancuar të kontabilitetin online PLANET ACCOUNTING, i përshtatshëm për desktop, tablet, telefon, android dhe apple. Ky softuer eshte i perber nga modulet: Paketa baze e kontabilitetit Prodhimi Projektet Buxhetimi Resurset humane Pagat Asetet fikse *KAF ka marrëveshje me PLANET ACCOUNTING për përdorimin e softuerit falas vetëm për një përdorues

KAF

Më shumë se 19 vite përvojë

Zgjidhjet tona janë konceptuar për tju përshtatur objektivave dhe nevojave unike të çdo klienti. Ato janë rezultati i investimit tone të vazhdueshëm në resurset njerezore, si dhe i partneritetit me kompanitë në tregun e sherbimeve.

Klientela jonë përfshin biznese të llojeve të ndryshme (të shumëllojshme) siç janë: ndërtimet, distribuimi, kujdesi shëndetësor, importi dhe eksporti, prodhimi, profesionale, tregtia (shitje me pakicë), restorantet, vendshërbimet dhe shitjet me shumicë. Ne gjithashtu bashkëpunojmë me organizatat jo fitimprurëse dhe shkollat private. KAF ju ofron ekspertë që e kuptojnë kompleksitetin e ligjeve, rregulloreve. standardeve të kontabilitetit dhe kërkesave të ndryshme që ndikojnë në shumë biznese. Premtimi kryesor për klientët tanë është ngritja e produktivitetit të bizneseve të tyre, duke u ndihmuar të kuptojnë përfitimet që u sjellin shfrytëzimi i shërbimeve tona. Ne ofrojmë shërbime të kualitetit të lartë.

 

Ne jemi kompani që ofron shërbime dhe angazhohemi për një bashkëpunim afatgjatë me klientët tanë. Duke ndërlidhur njohuritë tona të gjëra për bizneset, me aftësitë e specializuara në kontabilitet, analiza financiare, vlerësime dhe konsultime të bizneseve, taksave, klientët tanë janë më afër njohurive të nevojshme personale dhe individuale, si dhe këshillave që u nevojiten për të qenë të suksesshëm.

KAF është organizatë me përgjegjësi të kufizuar e cila është themeluar nga aksionarë në Prishtinë-Kosovë, me zyrë në qendër të Prishtinës.

kipi i kontabilistëve të KAF-it është këshillues për taksa dhe biznese, janë profesionistë të specializuar, që punojnë së bashku për të sjellur zgjedhjet më të reja dhe kreative për bizneset e klientëve tanë.

Licensimet e KAF

Personeli i KAF-it janë te licencuar si:

  • Auditor ligjor
  • Auditor te licencuar
  • Kontabilist te certifikuar
  • Trajner te licencuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë – Sektori i zhvillimit Privat – Soges Group
  • Konsulentë te licencuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë – Sektori i zhvillimit Privat – Soges Group
  • Menaxher Financiar nga GEA College Slloveni
  • Menaxher te marketingut nga GEA College
  • Ligjërues i licencuar për ndërmarrësi niveli IV nga KOSVET-PEM EU
  • Trajner te licencuar nga Instituti për Kontabilitet, Auditim dhe Financa

Auditor ligjor

Auditor të certifikuar

Kontabilist të certifikuar

Teknik të kontabilitetit