Sipas Udhëzimit Administrativ Nr. 2015/01 për Licencimin e Auditorëve të rinj i cili ka hyrë në fuqi më 6 tetor 2015, të drejtën për të kryer auditime e kanë vetëm auditorët ligjor të licencuar nga Këshilli Kosovar për Raportim Financiar (KKRF) pranë Ministrisë së Financave.
Prandaj, për të bërë zgjedhjen e duhur ju lutem gjeni të bashkangjitur listën e auditorëve ligjorë dhe firmave ligjore të auditimit të Kosovës të azhurnuar.